Zemërimi i Granit Xhakës...

Futboll

Zemërimi i Granit Xhakës...

Nga: K.G. Më: 30 mars 2022 Në ora: 22:56
Zemërimi i Granit Xhakës...

Zemërimi i Granit Xhakës për t'u zëvendësuar ishte një shenjë e pakënaqësisë me performancën e tij dhe nuk ka të bëjë fare me trajnerin Murat Yakin, mendon kolumnisti i “Blick” Kubilay Turkyilmaz.

“Unë isha vetë në Letzigrund të martën dhe skena me zemërimin e Granit Xhakës (29 vjeç) kur iu desh të largohej herët nga fusha pas një ore të mirë nuk ishte veçanërisht e dukshme për mua live.

Në përgjithësi ishte një atmosferë miqësore, vëllazërore, me një publik korrekt, me një ekip kosovar më të motivuar se i yni.

Pra, çfarë kuptimi ka ky agresivitet në këtë ambient?

Është një shprehje e pakënaqësisë së kapitenit me performancën e tij”, shkruan mes të tjera Turkyilmaz.
Ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës përfundoi baras (1:1).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat