Klopp: Nuk mendoj se do të ndikohen nga rezultati i ndeshjes direkte

Futboll

Klopp: Nuk mendoj se do të ndikohen nga rezultati i ndeshjes direkte

Më: 1 prill 2022 Në ora: 14:58
Klopp: Nuk mendoj se do të ndikohen nga rezultati i ndeshjes direkte

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, në prag të ndeshjes kundër Watford në kampionat foli fillimisht mbi vendimin për të futur në fuqi 5 zëvendësimet gjatë një ndeshjeje sezonin e ardhshëm:

“Ky është një lajm i rëndësishëm për futbollin dhe një risi për lojtarët. Numri i ndeshjeve nuk do të zvogëlohet dhe për këtë arsye duhet të përpiqemi t’i ndihmojmë ata që luajnë shpesh sa më shumë. Në këtë mënyrë lojtarët do të mund të bëjnë rotacion më shumë”.

Klopp vazhdoi të flasë edhe për sfidën e radhës në Premier League: “Nëse do t’i mendonim ndeshjet të lehta nuk do të ishim në kuotën e 69 pikëve dhe Manchester City me 70. Duhet të jemi të vrullshëm edhe kundër këtyre skuadrave që mund t’ju godasin me kundërsulme.

Nga ky këndvështrim nuk jam i shqetësuar, sepse skuadra më dëgjon dhe e di se çfarë dua prej saj. Në fushë duhet të zbresim me intensitet dhe frymë proaktive. A më pëlqen Hodgson? Jo, definitivisht nuk jam si Roy. Pas 40 vitesh ai ende dëshiron të trajnojë dhe drejtojë ekipe. Meritat shkojnë për atë, jo për mua”.

Disa fjalë edhe për dy yjet e “Reds”, Manè dhe Salah, që u ndeshën në finalen e “play-off”-it për Botërorin e Katarit:

“Jam vërtet i lumtur për Sadio dhe ndjej trishtim për Mo. Lazerët në momentin e penalltisë nuk ishin një skenë e mirë.

Nuk mendoj se do të ndikohen nga rezultati i ndeshjes direkte. Kemi të bëjmë me dy profesionistë që janë përballur në mënyrën më të mirë me njëri-tjetrin, por tani janë sërish bashkëlojtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat