Florian Loshaj: Ishte shumë vështirë të “markohet edhe lexohet” Shaqa

Futboll

Florian Loshaj: Ishte shumë vështirë të “markohet edhe lexohet” Shaqa

Nga: F.B Më: 1 prill 2022 Në ora: 18:52
Florian Loshaj dhe Xherdan Shaqiri

Futbollisti i kombëtares së Kosovës Florian Loshaj pjesë e skuadrës polake Crakovia, disa ditë pas përballjes vëllazërore mes Kosovës edhe Zvicrës, ka shprehu përshtypjet e tij lidhur me atmosferën, vetë ndeshjen, detyrën e caktuar dhe për lojën e rezultatin e kësaj përballje.

Mesfushori mitrovicas me prejardhje nga Drenica, Florian Loshaj që ishte ndër futbollistët që vrapoi shumë ( rreth 10 kilometra) dhe kishte detyrë shkatërrimin e sulmeve zvicerane, u vlerësuar me notën më të lartë në përbërjen e Kosovës pas Rashicës që kishte notën 7,5, Floriani u vlerësua me notën 7.

“Ka qenë një përballje e fortë dhe në një atmosferë të veçantë jo vetëm për faktin se Zvicra viteve të fundit është një kombëtare stabile që ju ka prish planet edhe kombëtareve të mëdha botërore, por edhe faktit se thelbi i ekipi përbëhet nga futbollistët shqiptar Shaqiri, Xhaka etj”, tha Floriani.

Image
Florian Loshaj dhe Xherdan Shaqiri

Unë shtoi Loshaj, gjatë karrierës së deritashme kam “markuar” edhe kam pasur detyra të ndryshme ndaj futbollistëve të librave të ndryshëm, por asnjëherë nuk kam pasur më shumë vështirësi për të “markuar edhe lexuar” ndonjë futbollist, sikurse lojën e Xherdan Shaqirit, thjesht ishte i palexueshëm, për dallim bie fjala të Xhakës, ndonëse të dytë janë klasë e lartë botërore e futbollistëve.

Lidhur me paraqitjen e tij, shumë analistë edhe trajner futbolli kanë fol në superlativ për angazhimin, përpjekjen dhe lojën e demonstruar, ndërkohë që vetë Floriani ka theksuar se është vlerësuar ai edhe e gjithë ekipi nga shtabi teknik i Kosovës edhe nga përzgjedhësi Zhires.

“Gjithë skuadra ka pasur paraqitje të mirë dhe na ka gëzuar angazhimi, kolektivitetit dhe loja, pasi këto japin vullnet edhe motiv për vazhdimësi. Ndërsa unë në detyrën që kisha të provoja të ndalja Shaqën, që nuk ishte aspak lehtë, jam përpjek me dhënë më të mirën dhe besoj e shpresoj që shtabi teknik dhe trajneri janë ndarë të kënaqur me lojën time”, tha Floriani.

“Atmosfera ishte e pa përshkruar, gjithë ai dardan edhe bashkatdhetar në stadium dhe në mbështetje të Kosovës, na kanë dhënë forcë, krahë edhe kurajo për angazhim edhe rezultat që mund të llogaritet sukses dhe hap drejtë konsolidimit të lojës dhe ekipit, para sfidave shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, ku kemi synime dhe objektive të qarta”, tha Floriani.

Ndonëse shumë modest, ai vlerëson lojën e ekipit, duke besuar se kombëtarja nga ndeshje në ndeshje do të dëshmojë lojë më të mirë, kreativitet edhe pjekuri, që do rezultojë me paraqitje të mira për sy të shikuesve por edhe me rezultate edhe suksese.

Florian Loshaj shprehet se qershori do te jetë shumë sfidues për kombëtaren e Kosovës pasi brenda 15 ditëve do të luhen 4 përballje, dy në udhëtim (në Qipro edhe Greqi) dhe dy ndeshje shumë të forta në “Fadil Vokrri” kundër Irlandës së veriut dhe Greqisë, në të cilat duhet pasur si objektiv grumbullimin e sa më shumë pikëve, krahas synimit për lojëra të mira, ashtu siç duan edhe presin “dardanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat