Manevski: Besoj që do ta arrijmë nivelin që e dëshirojmë ne dhe tifozët!

Futboll

Manevski: Besoj që do ta arrijmë nivelin që e dëshirojmë ne dhe tifozët!

Më: 3 prill 2022 Në ora: 01:01
Manevski: Besoj që do ta arrijmë nivelin që e dëshirojmë ne dhe tifozët!

Shkëndija në Tetovë do të pres Borecin në ndeshjen e xhiros së 25-të të elitës vendore. Kuqezinjtë në këtë sfidë vijnë pas dy fitoreve radhazi në kampionat, përderisa edhe përballë skuadrës nga Velesi do të kërkojnë për të mbajtur ritmin e njejtë dhe mentalitetin e fitues.

Në dy ndeshjet e fundit në ligë arritëm dy fitore radhazi, por me rëndësi është që në të dyja ndeshjet treguam lojë bindëse. Pas kësaj pauze dy javore që e patëm, s’ka dyshim që do të shkojmë për fitoret e radhës. Kundër Borecit luajtëm gjatë muajit shkurt në fillim të sezonit pranveror dhe korrëm fitore 3:0.

Në ndërkohë nuk duhet të harrojmë se jemi një skuadër e re me mjaft lojtarë të ri, jemi skuadër që ambientohemi dalëngadalë, e normalisht se për këtë nevojitet kohë. Por më e rëndësishme është që brenda në klub është atmosfera e mirë dhe besoj se do ta arrijmë nivelin që ne e dëshirojmë dhe që tifozët e presin nga ne”, tha Mihail Manevski nga Shkëndija.

Shkëndija – Boreci luhet në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat