Perez përkëdhel Benzemanë

Futboll

Perez përkëdhel Benzemanë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:46
Perez përkëdhel Benzemanë

Në Madrid është bërë temë e ditës prej muajsh afrimi i mundshëm i dy yjeve të së ardhmes, Kilië Mbape dhe Erling Haland.

Dy sulmuesit shihen si garantuesit e golave të Realit për dekadën e ardhshme. Dhe të gjithë tifozët e Madridit i kanë sytë e veshët nga presidenti Florentino Perez për të mësuar se cili prej Mbapesë apo Halandit, apo të dy së bashku, do të veshin fanellën e bardhë duke nisur nga sezoni i ri.

Por për momentin Reali e ka në përbërje yllin e vet dhe ai është kapiteni Karim Benzema. Më mirë se kushdo e di presidenti Florentino Perez. Ishte ai që e solli në Madrid në vitin 2009 nga Lioni.

Asokohe afrimi i sulmuesit francez shihej si një bast i madh nga numri një i Realit. Por pas 13 sezonesh në Madrid, Benzema ka treguar se çdo shumë e çdo bast për të ia ka vlejtur.

Edhe për presidentin Perez, francezi është një sukses i madh. Duke folur pas ndeshjes në televizionin britanik “Sky Sports”, Perez nuk ka ngurruar t’i thurë lavde sulmuesit të tij.

“Benzema është një lojtar dhe person i shkëlqyer. Ai është sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë shkurt numri një i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat