FC “Arben Bajrami” fitues i kupës së Maqedonisë

Futboll

FC “Arben Bajrami” fitues i kupës së Maqedonisë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:52
FC “Arben Bajrami” fitues i kupës së Maqedonisë

Ekipi i Futsall “Arben Bajram”-it është fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut për sezonin 2021/22. Mbrëmë në finale, futsallistët e Arben Bajramit mposhtën Futsall Karadakun me rezultat 5:1 dhe kështu fituan me meritë kupën.

Në minutën e 7-të, Sulejmani e priti e solli në epërsi Arben Bajramin, por vetëm dy minuta më vonë Karadaku barazoi në 1:1 me golin e Isenit.

Mirëpo, që nga ai moment e deri në përfundimin e kësaj finale, e cila u luajt në sallën e Avtokomandës në Shkup, ekipi i Arben Bajramit dominoi në fushë.

Në minutën e 20-të Ramadani realizoi për 2:1 dhe më pas në listën e golashënuesve hynë Jakupi në minutën e 24-të dhe Jayhaj i cili shënoi dy gola në minutën e 26-të dhe të 35-të për rezultatin 5:1.

Gjyqtarë të kësaj ndeshje ishin Josip Barton, Igor Ivanov dhe Tose Icev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat