Seferi: Nëse më vjen ofertë nga jashtë nuk do e mendoj gjatë

Futboll

Seferi: Nëse më vjen ofertë nga jashtë nuk do e mendoj gjatë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:24
Seferi: Nëse më vjen ofertë nga jashtë nuk do e mendoj gjatë

Lojtari i ndeshjes Skënderbeu-Tirana, Taulant Seferi ka paralajmëruar klubin “bardheblu” se në rast se do ketë një ofertë nga jashtë nuk do e mendojë dy herë largimin.

Për emisionin “Gol pas Goli”, ai theksoi se pavarësisht faktit që ekipi “bardheblu” agjëron, ditën e sotme nuk e kishte bërë diçka të tillë.

Sipas Seferit, pavarësisht pikëve të grumbulluara Tirana do të luajë fuqishëm me çdo kundërshtarë deri në fund të kampionatit dhe do të kërkojë gjithmonë maksimumin.

Sezoni personal: “Po normalisht, së pari falenderoj ekipin, pasi pa ta nuk do kisha statistikat që kam sot. Padyshim që kemi bërë një sezon shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur me çunat dhe me veten.”

Do qëndrosh te Tirana apo do largohesh jashtë? “Futbollit nuk i dihet, nëse vjen oferta do iki, por deri më tani nuk kam gjë. Por asnjëherë nuk i dihet.”

Golashënuesi i sezonit: “Nuk më ka interesuar as në fillim te sezonit as tani, qëllimi im i vetëm ishte që Tirana të vinte ku është sot. Golashënuesi do shihet në fund.”

A keni agjëruar sot? “Jo sot, ditën e ndeshjes nuk kemi agjëruar dhe na lejohet, ka agjëruar vetëm Genti dhe Erjoni, por ne të tjerët jo.”

Do luajë Tirana deri në fund të kampionatit ndershëm? “E vërtetë është që këtu dalin fjalë kot, por unë them se Tirana nuk do ketë mëshirë për asnjë dhe deri në fund do i luajmë të gjitha ndeshjet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat