Origi arrin marrëveshjen me Milanin

Futboll

Origi arrin marrëveshjen me Milanin

Më: 12 prill 2022 Në ora: 00:30
Origi

Divock Origi te Milan shihet si punë e kryer.

Sulmuesi belg i Liverpool, Divock Origi me shumë gjasë do të transferohet te skuadra e Milan.

‘Rossoneri’ janë pas lojtarit tash e një kohë të gjatë dhe pritet ta marrin lojtarin me parametra zero gjatë merkatos së verës, pasi kontrata e tij me ‘Reds’ skadon në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, Milan është pajtuar për kushtet e kontratës me Origi.

Origi pritet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për tri vite. Ai pritet të ketë një pagë prej 3.5 milionë eurove për sezon.

Divock Origi ka shënuar pesë herë këtë sezon dhe ka asistuar tri herë, edhe pse luajti vetëm për 533 minuta në 14 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat