Sot kompletohen çiftet e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

Futboll

Sot kompletohen çiftet e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

Më: 13 prill 2022 Në ora: 09:15
Ilustrim

Pasi që mësuam mbrëmë dy skuadrat e para të cilat arritën ta prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, sot do të zhvillohen dy çiftet e fundit të fazës së çerekfinales së kësaj gare.

13 herë kampioni evropian Real Madridi, e eliminoi mbrëmë me rezultat të përgjithshëm 5:4 kampionin aktual të kësaj gare, Chelsean.

Ndërkaq, gjiganti gjerman Bayern Munich u shokua mbrëmë, ku në rezultat të përgjithshëm 2:1 u eliminua nga skuadra spanjolle Villarreal.

Ndërkaq, të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku do të spikat derbi mes kampionit aktual spanjoll, Atletico Madrid, dhe kampionit aktual anglez, Manchester City.

Krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe takimi tjetër në stadiumin “Anfield Road”, ku gjiganti anglez Liverpool pret në shtëpi skuadrën e Benficas.

Në takimet e para të çerekfinales, Manchester City e mposhti me rezultat minimal 1:0 Atleticon, kurse Liverpooli shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Benficas.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve e gjeni më poshtë.

21:00 Atletico Madrid – Manchester City (Stadiumi Wanda Metropolitano)

21:00 Liverpool – Benfica (Stadiumi Anfield Road)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat