Prishtina synon finalen e madhe! Ibrakoviq: Forma jonë është në rritje

Futboll

Prishtina synon finalen e madhe! Ibrakoviq: Forma jonë është në rritje

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:12
Ibrakoviq

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Prishtinës sot e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni.

Ekipi “bardhekaltër” përballet me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga ora 14:00 në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë përfundoi 2:1 në të mirë të prishtinasve.

Prishtina tash e disa javë të gjitha forcat i ka koncentruar në Kupë pasi që në 100-vjetorin e themelimit synon trofe dhe daljen në arenën ndërkombëtare.

Atmosfera te skuadra kryeqytetase është tejet pozitive.

Për takimin ndaj Llapit për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina ka folur trajneri Abdullah Ibrakoviq.

"Për Prishtinën është një sfidë shumë e rëndësishme. Në ndeshjen e së mërkurës ne e kemi avantazhin e rezultatit të ndeshjes së parë. Përparësia jonë për këtë ndeshje është atmosfera tejet pozitive në ekip. Të gjithë janë shumë të motivuar për sfidën e sotme.

Forma jonë është në rritje dhe lojtarët kanë filluar të pranojnë mënyrën e re të lojës, e cila na jep të drejtën të shpresojmë për rezultate të mira.

Ata ('Plisat') e dinë shumë mirë se janë pjesë vendimtare e FC Prishtinës dhe se me dashurinë e tyre dhe ardhjen në stadium na sjellin lumturi të gjithëve.

Mungesat: Përveç Agim Zekës që ka karton të kuq, pjesa tjetër e ekipit është gati për ndeshjen", tha Ibrakoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat