Pritet sot vendimi final për Bolonja-Inter

Futboll

Pritet sot vendimi final për Bolonja-Inter

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:58
Pritet sot vendimi final për Bolonja-Inter

Dita e sotme pritet të vijë edhe vendimi për apelin e Interit mbi riluajtjen e ndeshjes Bolonja-Inter të programuar në 6 janar.

Zikaltrit kërkojnë fitoren në tavolinë 3-0 (Bolonja nuk u paraqit në ndeshje sepse u ndalua nga Autoritet Sanitare Lokale (ASL) për një numër të lartë të infektuarish me COVID-19), pavarësisht se Liga Italiane e Futbollit, duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës së Apelit, ka caktuar datën 27 prill si kohën për të zhvilluar ndeshjen.

Por ndërsa nuk ka ardhur akoma vendimi i Komitetit Olimpik Italian, shkallës më të lartë të drejtësisë sportive, Interi mund të shpresojë akoma për dy motive.

Bolonja kishte ngarkuar një ditë para ndeshjes listën e lojtarëve në faqen zyrtare të Ligës, një procedurë që kryhet kur skuadrat paraqiten në fushë dhe nuk e tërhoqi këtë listë në kohë.

Po ashtu klubi emilian ka paraqitur një listë të dyshimtë të kontakteve të ngushta të lojtarëve të infektuar, që sipas zikaltërve nuk është e konfirmuar.

Mbi këto dy shtylla do të mbështetet apeli i milanezëve, por pavarësisht se ekziston kjo hapësirë, shanset janë të pakta për Interin, apeli i të cilit ka më shumë mundësi të refuzohet.

Nuk ishte vullneti i Bolonjës të mos zbriste në fushë dhe ishte vendim i marrë njëjtë për të gjithë, ka qenë arsyeja e vendimeve të gjykatave të mëparshme e përveç kësaj, në Itali nuk duan të krijojnë një precedent, që në rast të triumfit të Interit në kampionat me një diferencë të ngushtë që mund të vendosen nga tri pikët e dhëna në tavolinë, do të bëhej shkak për polemika të pafundme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat