Oferta e Man. United për Pogbanë shkakton revoltë te “Djajtë e Kuq”

Futboll

Oferta e Man. United për Pogbanë shkakton revoltë te “Djajtë e Kuq”

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:34
Oferta e Man. United për Pogbanë shkakton revoltë te “Djajtë e Kuq”

Mesfushorit francez, Paul Pogba, i kanë mbetur edhe pak muaj nga kontrata që ka me Manchester United. Që Kur iu bashkuar “Djajve të Kuq” në vitin 2016 për plot 86 milionë stërlina, ka dështuar në vazhdimësi për të pasur impaktin që pritej prej tij në “Old Trafford”.

Sipas “Mirror”, drjejtuesit e Manchester United janë gati ta bëjnë më të paguarin në Premier League, duke i ofruar deri 500 mijë stërlina në javë për rinovimin. 400 mijë stërlina në javë do të ishte paga baze, ndërsa pjesa tjetër do të ishte në formë bonusesh.

Kjo ofertë duket se ka shkaktuar reagim te pjesa tjetër e futbollistëve të United, që e konsiderojnë të papranueshme që një lojtar si Pogba të paguhet me një pagë kaq të lartë, kur nuk ka impakt kaq të fortë edhe në lojën e skuadrës.

“Disa nga lojtarët mendojnë se nuk ka logjikë që Pogba të paguhet dyfish apo trefish më shumë sesa ata në një kohë kur mezi e nis ndeshjen titullar dhe flet për largimin e tij nga “Old Trafford” gjatë gjithë kohës”, – tha një burim për “Mirror”.

Pogba është një nga pesë lojtarët që u skadon kontrata me United këtë verë. Ata janë Jesse Lingard, Juan Mata dhe Edinson Cavani, të gjithë në kërkim të një klubi të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat