Inaugurohet stadiumi i Kukësit

Futboll

Inaugurohet stadiumi i Kukësit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 12:09
Inaugurohet stadiumi i Kukësit

Stadiumi i ri i Kukësit është gati.

Drejtuesit e klubit verilindor do të rikthehen pas gati tre vitesh në fortesën e tyre.

30 maj 2019 është data kur Kukësi ka zbritur për herë të fundit në stadiumin e tij.

Burime për Supersport bëjnë me dije se “Kukës Arena” është gati, çdo gjë ka përfunduar dhe drejtuesit e klubit të Superiores kanë vendosur ta përurojnë në takimin kundër Laçit, sfidë e programuar të luhet më 23 prill.

Skuadra e Diego Longos do të përballet sot me Kastriotin në Kamzë, ndërsa ndeshja e radhës është përballë bardhezinjve të Shpëtim Duros, që do të luhet përpara publikut kuksian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat