Bologna pa dy lojtarë në fushë, i merr pikë Juventusit

Futboll

Bologna pa dy lojtarë në fushë, i merr pikë Juventusit

Nga: K.G. Më: 16 prill 2022 Në ora: 20:27
Bologna pa dy lojtarë në fushë, i merr pikë Juventusit

Bologna befason, i merr pikë Juventusit në Torino, duke barazuar 1:1.

Juve shmang humbjen në kohën shtesë, ndërsa Bologna e pafat që të kthehet duartplotë.

Në minutën e 52-të, Arnautoviq shënoi për epërsinë e Bologna-s.  

Bologna mbetet pa dy futbollistë në fushë në gjashtë minutat e fundit, që ishte përparësi e madhe për “Zonjën e Vjetër” dhe e barazuan rezultatin.

Futbollisti Soumaoro ndëshkohet direkt me karton të kuq e Medel pas dy të verdhëve.

Në minutën e 90+5, Vllahoviq barazon rezultatin. 

Pas javës së 33-të, Juventusi zë vendin e katërt me 63 pikë e Bologna është i 13-ti me 38.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat