Futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri, ka qenë i pafat sonte, duke mos e realizuar penalltinë në minutën e 18-të për Servette-n. Skuadra e Servette-s si vendase mposhtet me 1:0 nga Grasshoppers-i.
Amir Abrashi u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të për Grasshoppersin, ndërsa Imeri e Valton Behrami, u paraqitën titullarë për Servette-n.
Behrami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 28-të dhe në atë të 63-tën u zëvendësua e Imeri u zverdh në minutën e 52-të.
Mysafirët fituan me golin e Bonatinit në minutën e 10-të, duke shënuar nga penalltia.
Pas javës së 30-të në Kampionatin e Zvicrës, Servette është në vend të gjashtë me 41 pikë e Grasshoppersi i teti me 32.