Shumë lojtarë nuk kalojnë testin e drogës, asnjë nuk është dënuar

Futboll

Shumë lojtarë nuk kalojnë testin e drogës, asnjë nuk është dënuar

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:37
Shumë lojtarë nuk kalojnë testin e drogës, asnjë nuk është dënuar

15 lojtarë të Premier League nuk ia kanë dalë që të kalojnë testin e drogës mes 2015-ës dhe 2020-ës, por pavarësisht këtij fakti ata nuk u përballën me asnjë lloj pezullimi.

Numri mund të jetë më i lartë dhe nga 15, 12 prej tyre rezultuan pozitiv për substancat e ndaluara për rritjen e performances, me një nga rastet që është ende duke u hetuar, por deri më tani pa iu vendosur asnjë sanksion, raportojnë mediet britanike.

Ndërsa janë publikuar shifrat, më tej është theksuar se deri në 88 futbollistë në Britani kanë dështuar në testet e dopingut midis 2013-ës dhe 2020-ës.

Rastet që treguan përdorimin e barnave për rritjen e performancës përfshinin një lojtar pozitiv për amfetaminën dhe tre për triamcinolone, ndërsa të tjerë përdorues të ritalinës, morfinës, kanabisit dhe kokainës.

Agjencia Anti-Doping në Mbretërinë e Bashkuar (UKAD) shpjegoi se “nuk u dhanë sanksione për shkak të marrjes aksidentale ose për shkak të përdorimit gjatë trajtimeve terapeutike të lojtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat