Ergyn Ahmeti “Ylli i Javës” 

Futboll

Ergyn Ahmeti “Ylli i Javës” 

Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:43
Ergyn Ahmeti “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.

Ky çmim për xhiron e 29-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini, Ergyn Ahmeti.

Mesfushori qendror i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që Dukagjini e arriti si mysafir në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 1:0.

Ndonëse nuk ishte realizator i golit, ai u shqua me kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, duke qenë në vazhdimësi pikënisja e çdo aksioni të rrezikshëm të Dukagjinit dhe ndër më të merituarit për arkëtimin e tri pikëve të tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Pas fitores në Skenderaj, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku edhe më tutje ndodhet në pozitën e 8-të, por tani me 33 pikë, por tanimë me vetëm dy pikë më pak se Drenica në vendin e 7-të. Çmimin “YLLI I JAVËS” për futbollistin e KF Dukagjini e dorëzoi Halim Vitija, asistent specialist në Departamentin e Administratës në BKT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat