Drejt Premier League

Futboll

Drejt Premier League

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:29
Drejt Premier League

Rafael Leao mund të përfundojë në Premierligë.

Sulmuesi i Milanit po kërkohet nga klubet angleze, të cilat kanë mbetur të impresionuara me paraqitjet e tij me “Rossoneri”.

Sipas mediave italiane, sulmuesi portugez po pëlqehet mbi të gjitha nga Manchester City.

Kampioni anglez ka biseduar me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes, për mundësinë e transferimit të 22 vjeçarit.

Megjithatë, Kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur lojtarin dhe për të vazhduar q të llogarisin në shërbimet e tij.

Leao aktualisht vlerësohet 70 milionë euro.

Nga ana e tij, Milani do të mundohet ta blindojë atë me një kontratë të re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026.

Leao ka shpërthyer në dy sezonet e fundit në “San Siro” dhe kjo ka bërë që ta zgjojë interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat