Rangnick: Kur Jurgen Klopp erdhi, ata ndryshuan në klub

Futboll

Rangnick: Kur Jurgen Klopp erdhi, ata ndryshuan në klub

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:41
Rangnick: Kur Jurgen Klopp erdhi, ata ndryshuan në klub

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka folur pas humbjes turpëruese nga Liverpooli.

Unitedi u mposht mbrëmë me rezultat të thellë 4-0 nga Liverpooli në “Anfield”.

Golat u shënuan nga Luis Diaz, Mohamed Salah (2) dhe nga Sadio Mane.

Rangnick beson se Unitedi është “gjashtë vjet” prapa rivalëve të tyre të hidhur.

“Nuk mendoj se një formacion tjetër në fillim do të kishte ndryshuar diçka. Goli i parë që pësuam, nuk ishte pjesë e planit të lojës të ishim aq lart dhe të pranonim një kundërsulm pas pesë minutash. Kjo e ndryshoi lojën”, ka thënë fillimisht Rangnick pas ndeshjes.

“Pjesa e parë, thjesht nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Nuk fituam asnjë top të parë apo të dytë. Ne ishim të dytët më të mirë në të gjitha fushat përkatëse”.

“Pjesa e dytë, ndryshuam një qendërmbrojtës me Jadon Sancho. 25 minutat e para ishim më mirë dhe disa herë kishte presion mbi topin, kishte dy ose tre momente, por goli i tretë e mbylli lojën”.

“Është e turpshme, është zhgënjyese, ndoshta edhe poshtëruese. Ne duhet të pranojmë se ata janë gjashtë vjet përpara nesh tani”.

“Kur Jurgen Klopp erdhi, ata ndryshuan në klub dhe ngritën jo vetëm ekipin, por klubin dhe qytetin në një nivel të ri. Kjo është ajo që duhet të ndodhë me ne në afatet e ardhshme të transferimeve”, përfundoi gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat