“Bëmë lojë, por nuk morëm dot pikët”, Vanoli: Duhet të fitojmë ndaj Teutës

Futboll

“Bëmë lojë, por nuk morëm dot pikët”, Vanoli: Duhet të fitojmë ndaj Teutës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 13:25
“Bëmë lojë, por nuk morëm dot pikët”, Vanoli: Duhet të fitojmë ndaj Teutës

Dinamo do të presë këtë të dielë në “Elbasan Arena” në orën 16:45 me Teutën, për raundin e 30-të të Abissnet Superiore.

Duke folur në konferencën për mediet trajneri i “bluve” të kryeqytetit, Rodolfo Vanoli, në prag të kësaj sfide, që është shansi i fundit për mbijetesën, teksa kampionët në fuqi duan të shmangin “play off-in”.

Ndeshja me Teutën: “E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Jam besimplotë sepse duke parë sesi skuadra luan do të marrë pak nga pak atë që meriton. Në ndeshjen e fundit me Laçin kemi qenë pothuajse të barabartë, skuadra prodhon, por mungon konkretizimi.”

Fati: “Nuk dua të flas për mungesën e fatit sepse këtë gjë e bëjnë vetëm të dobëtit. Duke analizuar këto katër ndeshje, ku kemi luajtur me Tiranën, që nëse nuk do të humbisnim penalltinë do të kishim barazuar. Kundër Laçit mund të kishim barazuar, por u ndëshkuam me një penallti të dyshimtë. Ekipi është i vetëdijshëm për atë që duhet bërë, por mungon diçka tjetër për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Ne duhet të shohim veten tonë, duhet të luajmë kundër të gjithëve që të shpëtojmë. Jam i bindur që nëj rezultat pozitiv, do t’i jepte një shtysë kësaj skuadre.”

Teuta: “Teutën unë e kam ndjekur duke luajtur në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Është një skuadër solide, e organizuar dhe e stërvitur mirë, shumë kompakte. Filozofia ime është të prodhoj lojë dhe këtë kemi bërë deri tani, do të bëjmë të njëjtën gjë edhe të dielën. Më vjen keq vetëm për djemtë sepse po impenjohen në maksimum. Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë në aspektin fizik dhe mental, do të bëjnë gjithçka që most ë shkurtohet diferenca mes neve dhe atyre. Sofranac është në dispozicion, por ai ka thënë që nuk ndihet mirë dhe më vjen keq sepse ai mund të bëjë edhe më shumë, mund të ndihmojë skuadrën.”

Të rinjtë: “Unë mund të kuptoj nëse një djalosh i rim und të gabojë dhe djemtë e rritur të kësaj skuadre duhet t’i ndihmojnë të rinjtë. Kam bërë të debutojë Mijën, Fejzullanë dhe unë shoh prespektivën e klubit dhe shoh cili e ndjek klubin. Me këtë filozofi unë kam mbërritur këtu për të sjellë këtë ndryshim radikal dhe kështu do të vazhdohet shumë përpara.”

Laçi: “Të humbasësh kështu me Laçin sigurisht që është keq, po nuk jam unë ai që duhet të flas për këto gjëra sepse trajneri duhet të shohë skuadrën në përmirësim. Në gjithë këtë proces, kësaj skuadre i mungojnë vetëm pikët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat