Skënderbeu luan të dielën ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Futboll

Skënderbeu luan të dielën ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:42
Gega

Skënderbeu luan të dielën ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në shtëpi përballë Egnatias.

Në sfidë përcaktuese për ecurinë e sezonit dhe shpresën e mbijetesës, korçarët do të kenë nevojë vetëm për tri pikët në këtë takim direkt. Ndeshja kyçe e Skënderbeut do të luhet në një ditë të bekuar për korçarët, që përkon me Pashkën ortodokse.

Trajneri i Skënderbeu, foli ne konferencën për shtyp në prag të sfidës me Egnatian, ku ndër të tjera u shpreh: “Do të luajmë për fitore, sepse asnjë gjë s’ka përfunduar.

Matematika na lejon që të luftojmë deri në fund. Nesër do të jetë si ndeshje finale. Për ne është finale sepse është rival, edhe pse është shumë pikë larg nesh.

Egnatia ka bërë një fazë të tretë shumë të mirë, gëzoj respekt. Është ndeshja jonë, do të mundohemi të marrim maksimumin.

Shpresoj të jetë ndeshje “Fair-Play” dhe mos kalohen caqet. Në çdo lloj pune ka debate.

Çdo gjë është në rregull, grupi është në harmoni të plotë. Është java më e mirë për ne. Te Skënderbeu, 4-5 veta janë 50 % e ekipit. Mes lojtarëve, ka kualitet, ka ndryshim…”, u shpreh fillimisht Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat