Shqiptari me Vallecanon gjunjëzojnë Barcelonën në ‘Camp Nou’

Futboll

Shqiptari me Vallecanon gjunjëzojnë Barcelonën në ‘Camp Nou’

Nga: K. Goca Më: 24 prill 2022 Në ora: 22:58
Shqiptari me Vallecanon gjunjëzojnë Barcelonën në ‘Camp Nou’

Barcelona duarthatë në stadiumin "Camp Nou". 

Rayo Vallecano shkakton senzacion, gjunjëzon me rezultat 1:0 Barcelonën. 

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit titullar, duke treguar angazhim të madh me shokë dhe arritën trepikësh të madh. 

Balliu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të.

Në minutën e 7-të, Garcia shënoi për fitoren e madhe. 

Djelmoshat e trajnerit Xavi u munduan deri në fund por nuk arritën të barazojnë rezultatin. 

Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së 21-të. 

Pas 33 jave në Spanjë, Barcelona është në vend të dytë me 63 pikë, 15 me pak se Real Madridi, ndërsa Vallecano është e 11-ta me 40 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat