Pogba në mes Madridit dhe Parisit

Futboll

Pogba në mes Madridit dhe Parisit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 14:23
Pogba në mes Madridit dhe Parisit

Mesfushori i Manchester Utd, Paul Pogba thuhet se u ka thënë shokëve të tij të skuadrës se do të largohet në fund të sezonit dhe gjithashtu u largua nga grupi i WhatsApp.

Trajneri i përkohshëm Ralf Rangnik konfirmoi se Pogba është jashtë grupit për pjesën tjetër të sezonit pasi mori një dëmtim në humbjen 4-0 në Liverpool.

Kontrata e tanishme e 29-vjeçarit skadon në verë dhe nënshkrimi prej 105 milionë eurosh i klubit duket i sigurt se do të largohet për herë të dytë si një transferim të lirë.

Sipas “Daily Mirror”, Pogba u ka thënë shokëve të skuadrës se ai është duke u larguar këtë verë, dhe madje thuhet se është larguar nga grupi i lojtarëve të ËhatsApp që skuadra përdor për të qëndruar në kontakt.

Ai gjithashtu ka marrë dy oferta për kontratë mes interesit nga Real Madridi dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat