Mourinho kërkon finalen e Tiranës

Futboll

Mourinho kërkon finalen e Tiranës

Më: 27 prill 2022 Në ora: 21:16
Mourinho kërkon finalen e Tiranës

Jose Mourinho është në kërkim të finales së parë me Romën, atë që mund ta sjellë në Tiranë më datë 25 maj për të diskutuar trofeun e Conference League. Të enjten, portugezin e pret ndeshja gjysmëfinale ndaj Leicester në transfertë ndërsa në konferencë për shtyp, luzitani theksoi se anglezët ndoshta nuk janë për skuadër për nivelin e Conference League por për atë të Europa League.

“Objektivi për nesër është të fitojmë ndeshjen, tani jemi në një moment kyç të sezonit dhe përballë kemi një kundërshtar i cili nuk është për Conference League, por për Europa League.

Nuk është kompeticioni i tyre, por ky është kompeticioni ynë. Favoritë në gjysmëfinale?

Kam arritur shumë herë në gjysmëfinale dhe kam qenë i mendimit se janë katër skuadra me 50% mundësi për të arritur në finale dhe po ashtu janë katër skuadra me nga 25% secila për të fituar turneun.

20 vite më mbrapa, jam sërish i të njëjtit mendim. Nuk më intereson nëse jemi ne apo ata më të fortë, kjo skuadër më pëlqen për rrugëtimin e saj. Më duhet ta pranoj se në karrierën time të gjatë, kjo është një sfidë unike”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat