Ballkani triumfon në derbi, i duhet edhe një pikë që të shpallet zyrtarisht kampion 

Futboll

Ballkani triumfon në derbi, i duhet edhe një pikë që të shpallet zyrtarisht kampion 

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:58
Pamje nga ndeshja, foto FC Drita

Ballkani nga Theranda ka shënuar fitore me rezultat 3:2 në derbi ndaj Dritës së Gjilanit.

Pjesa e parë u mbyllë pa gola, por periudha e dytë e lojës ka qenë më ndryshe me pesë gola.

Për Ballkanin shënuan Ilir Blakçori (49’-autogol), Nazmi Gripshi (54’) e Ermal Krasniqi (90+5') dhe për Dritën Almir Kryeziu (78’) e Ardit Tahiri (89’).

Pas javës së 31-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 69 pikë e Drita është në pozitën e dytë me 55 sosh.

Ballkanit të trajnerit Ilir Daja, i duhet edhe një pikë që të shpallet zyrtarisht kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat