Në dhomat e zhveshjes po bëjnë presion...

Futboll

Në dhomat e zhveshjes po bëjnë presion...

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:20
Në dhomat e zhveshjes po bëjnë presion...

Musa Sisoko, agjenti i Osman Dembelesë, ka zbritur në aeroportin e Barcelonës pasditen e djeshme dhe destinacioni i tij do të jetë “Camp Nou”. Kontrata e Dembelesë me Barçën përfundon më 30 qershor dhe ai ende nuk e ka nënshkruar rinovimin.

Në javët e fundit, klubi katalanas kishte relaksuar pozicionin e tij rreth anësorit dhe nuk përjashtoi që ai të vazhdonte të mbante fanellën e Barçës.

Në dhomat e zhveshjes po bëjnë presion që të jetë kështu dhe tashmë janë parë deklarata publike nga disa bashkëlojtarë të tij duke thënë se ai do të qëndrojë.

Ndërkohë, në krahun tjetër është Bajerni ai që pret se si do të shkojnë negociatat me francezin. Nagelsmani e pëlqen shumë ish-lojtarin e Dortmundit që do të ishte një përforcim i mirë në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat