Katër klubet e mëdha angleze pas Dybalas

Futboll

Katër klubet e mëdha angleze pas Dybalas

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:14
Katër klubet e mëdha angleze pas Dybalas

Arsenal, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United raportohet se janë në garë për transferimin e Paulo Dybalas.

Argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verë, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor..

Mundësia për të nënshkruar me të si lojtar të lirë ka zgjuar një interesim të madh nga klubet angleze.

“ESPN” ka raportuar se të katër e klubet e lartpërmendura kanë kontaktuar agjentin e Dybalas për të diskutuar rreth një nënshkrimi të mundshëm me ish-futbollistin e Palermos.

Për 28-vjeçarin thuhet se interesim kanë shfaqur edhe disa klube nga Italia dhe Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat