Dobra bën protagonistin në Angli

Futboll

Dobra bën protagonistin në Angli

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:11
Dobra bën protagonistin në Angli

Armando Dobra ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij. Ipswich Town U23 ka mposhtur me rezultatin 0-2 ekipin e Peterborough-ut U23.

Goli i parë i këtij takimi ka ardhur në minutën e 55, kur Dobra tund rrjetën me një goditje nga një distancë e afërt me portën.

Ndërkohë nga fundi i ndeshjes, Matt Ward dyfishon rezultatin dhe hipotekon 3 pikët për ekipin e tij. Ipswich Town merr kështu kreun në tabelën e klasifikimit.

Përballja e radhës do të jetë ajo kundër Sheffield United në ditën e martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat