Rikthim i madh për Ronaldon

Futboll

Rikthim i madh për Ronaldon

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:06
Rikthim i madh për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në këtë sezon për Manchester United teksa ka shënuar 23 gola nga të cilët 17 janë të regjistruar në Premier League.

Megjithatë, pavarësisht anës realizative të 37-vjeçarit, e ardhmja e luzitanit në Old Trafford mbetet në pikëpyetje duke qenë se klubi me trajnerin e ri, Ten Hag po mendojnë të rinovojnë grupin e lojtarëve dhe t’i japin një fytyre e filozofi ndryshe “Djajve të Kuq”.

Në këtë formë, CR7 mbetet jashtë projektit dhe luzitani ka nisur të mendojë për aventurën e radhës, e cila duket të jetë shumë entuziaste pasi nëse dikush mendon se sulmuesi do të largohet drejt Amerikës për të mbyllur karrierën, gabohet.

Ronaldo ka ende ambiecie për të fituar dhe së fundmi ka nisur të qarkullojë një mundësi ribashkimi me Real Madrid.

Në La Liga, Cristiano Ronaldo i ka thyer të gjitha rekordet e mundshme me madrilenët, por një “vallëzim i fundit” me dashurinë e madhe spanjolle nuk mund të injorohet.

Kështu, me operacionin Kylian Mbappe gjithnjë e më të ndërlikuar, Real Madrid synon të ribashkohet me golashënuesin më të mirë në historinë e Los Blancos.

Kujtojmë se në vitin 2009, në atë kohë për shumën rekord të 94 milionë eurove, Reali transferoi në Santiago Bernabeu, Ronaldon pikërisht nga Manchester United. Këtë herë sigurisht, nëse transferimi kryhet do të jetë për një shumë më inferiore se 100 milionë euro, teksa CR7 i mbetet edhe një vit kontratë me United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat