Ballkani kërkon një pikë për titullin e kampionit të Kosovës

Futboll

Ballkani kërkon një pikë për titullin e kampionit të Kosovës

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:22
Ballkani kërkon një pikë për titullin e kampionit të Kosovës

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të javës së 32-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjatë të shtunës u zhvilluan dy ndeshje, ndërsa sot pritet të luhen edhe tri ndeshje për të kompletuar xhiron e 32-të.

Ndeshja më interesante padyshim që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Ballkani.

Klubi nga Theranda mund të shpallet sot kampion i këtij sezoni në rast fitoreje, por do të bëhej edhe me një barazim, në rast se Drita nuk fiton ndaj Drenicës.

Drita është nikoqire e Dritës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me drenicasit që kanë shumë nevojë për pikë.

Ndeshja e fundit, por jo nga rëndësia pritet të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli i rënë nga liga pret Malishevën, e cila imperativ të vetëm ka tri pikët, pasi lufton për t’i ikur zonës së barazhit.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat