Me mbi 75,000 tifozë në stadium Milani kërkon fitoren kundër Fiorentinas, ja formacionet zyrtare

Futboll

Me mbi 75,000 tifozë në stadium Milani kërkon fitoren kundër Fiorentinas, ja formacionet zyrtare

Më: 1 maj 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet super ndeshja mes skuadrës së Milanit dhe asaj të Fiorentinas, e vlefshme kjo për xhiron e 35 të Serie A.

Milani do të synojë me çdo kusht fitoren përballë Fiorentinas, ku kjo e fundit nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, në mënyrë që të vazhdojë ëndrrën drejt titullit të parë të “Scudettos” pas plot 11 viteve.

Në xhiron e fundit, Milani mposhti Lazion me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Fiorentina pësoi humbje si vendase me rezultat të thellë 4:0.

Momentalisht, lider i tabelës është Milani me 74 pikë të arkëtuara, dy sosh më shumë se vendi i dytë Interi, kurse 18 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Fiorentina, e cila zë vendin e shtatë me 56 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Kjaer e Florenzi, kurse te Fiorentina mungon vetëm Castrovilli.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Tomori, Kalulu, Calabria; Kessie, Tonali; Leao, Diaz, Messias; Giroud

Fiorentina (4-3-3): Terraciano; Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi; Duncan, Amrabat, Maleh; Gonzalez, Cabral, Saponara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat