Liverpool është shumë afër marrëveshjes rekord

Futboll

Liverpool është shumë afër marrëveshjes rekord

Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:17
Liverpool është shumë afër marrëveshjes rekord

Liverpool është në bisedime për të siguruar një sponsorizim prej 95 milionë eurosh në sezon. Një paketë që do të bëhej më fitimprurësja në botën e futbollit.

Marrëveshja e klubit anglez me Standard Chartered përfundon në fundin e sezonit 2022/23 dhe tani kanë filluar negociatat për rinovimin e saj.

Marrëveshja aktuale ka një vlerë prej 40 milionë sterlinash (rreth 47 milionë euro) në sezon, por edhe pse klubi dhe banka britanike e konsiderojnë marrëveshjen një sukses të madh, duket se Standard Chartered do të duhet ta dyfishojë ofertën në mënyrë që bashkëpunimi të vazhdojë.

Liverpool ka fanellën më të shitur në botën e futbollit, sipas ekspertëve të marketingut, me drejtuesit e klubit që presin që shitjet të jenë mbi 2 milion për herë të parë në këtë sezon.

Gjërat po shkojnë shumë mirë për Të Kuqtë edhe në fushën e lojës. Skuadra e Jurgen Klopp, në fakt, është në garë për t’i fituar të katër trofetë e sezonit. Një arritje që nuk është realizuar kurrë më parë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat