Ballkani sot mund të bëhet zyrtarisht kampion

Futboll

Ballkani sot mund të bëhet zyrtarisht kampion

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:05
Ballkani sot mund të bëhet zyrtarisht kampion

Skuadra nga Suhareka, Ballkani është më afër se kurrë të shpallën për herë të parë kampion në BKT Superligën e Kosovës.

Portokallinjët janë shumë afër, 90-të minuta në derbin e qytetit të Gjilanit mund të vendosin fatin e Ballkanit për këtë edicion, duke u shpallur kampion katër ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Ballkani nuk do të bëhet kampion zyrtarisht vetëm nëse SC Gjilani fiton derbin e qytetit, në rast se ndeshja përfundon në të mirë të Intelektualëve, apo me barazim, festa do të fillonte në qytetin e Suharekës.

Skuadra e Ilir Dajës i duhet vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit, në rast se SC Gjilani fiton të gjitha ndeshjet deri në fund të edicionit 2021/22, për tu shpallur Ballkani kampion për herë të parë në histori të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat