Klopp: Nuk kam preferenca mes Realit dhe Manchester Cityt

Futboll

Klopp: Nuk kam preferenca mes Realit dhe Manchester Cityt

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:56
Klopp: Nuk kam preferenca mes Realit dhe Manchester Cityt

Jurgen Klopp ka qenë i entuziazmuar se ka arritur për herë të katërt në finalen e Ligës së Kampioneve, por ai ka pranuar se edhe këtë herë, ka qenë një mision mjaft i vështirë për skuadrën e tij pasi Vijareali e bëri të vuante.

“Kjo finale është si para, e jashtëzakonshme. Ia komplikuam jetën vetes por e dinim që mund të ndodhte, e rëndësishme është të reagosh. Pësuam gol pas 3 minutash dhe ishte e kundërta e asaj që dëshironim, por qëndruam në fushë ndaj një skuadre dhe një trajneri të jashtëzakonshëm.

Na ndaluan që të krijonim futboll, kishin në kontroll inercinë e ndeshjes, por në fund të pjesës së parë u thashë djemve që mjaftonte një situatë për të përmbysur ndeshjen dhe menjëherë arritëm të luanim mes linjave.

Pushimi i ndeshjes ishte i rëndësishëm, nuk kishte situata që t’u tregonim që duheshin korrigjuar, por thjesht duhej të bënim atë që dimë të bëjmë. Gjëja e rëndësishme ishte reagimi. Ishim të qetë, duhej ta pranonim që një Vijareal si ai i pjesës së parë, do të shkonte në finale. Por ne ishim aty, duhej ta provonim dhe ia dolëm.

Luis Diaz ndërroi ndeshjen? Nuk është çështje emrash, ne po ua bënim gjërat e thjeshta.

Nuk është shumë nga hyrja e tij në fushë, edhe pse është lojtar i madh, por duhej të përzienim letrat. Ndryshuam pozicionet në fushë sepse nuk ishim të gatshëm të përballonim pjesën e parë me agresivitetin e tyre. Nisëm të qarkullonim topin dhe ndalëm Pareho, duke i mbajtur pas dhe duke siguruar atë që kishim vënë si objektiv.

Kë dua në finale? Tani këdo që të gjejmë përpara do të jetë një ndeshje e madhe. Nuk kam asnjë preferencë por kushdo të fitojë do ta meritojë dhe do të takohemi në Paris”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat