Ramadani: Bëmë “fair play” shumë naiv, keqardhje

Futboll

Ramadani: Bëmë “fair play” shumë naiv, keqardhje

Më: 4 maj 2022 Në ora: 19:33
Ramadani: Bëmë “fair play” shumë naiv, keqardhje

Trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani u shfaq i zhgënjyer me humbjen ndaj Laçit, teksa kritikoi të tijtë për rastet e humbura e për gabimin në golin e parë të Laçit.

“E donim fitoren dhe ndoshta edhe e merituam me rastet që krijuam.

Ne krijuam raste dhe Laçi shënoi golat. Ne kemi harxhuar shumë energji dhe është mëkat të shpërdorosh rastet ashtu, por nëse kthehemi te goli i parë i pësuar, na kushtoi shumë naiviteti.

Respektuam “fair play”-n por duhej ta kishim kthyer topin te portieri kundërshtar dhe jo t’ua jepnim kundërshtarëve aty afër zonës tonë.

Ne do të mundohemi t’i largohemi vendit të tetë, por kjo nuk varet më nga ne, pasi duhet të na favorizojnë edhe rezultatet e kundërshtarëve. Sa u përket dy vendeve të fundit, varet gjithçka nga ne, pasi kemi nevojë për një fitore, që t’i shmangim edhe matematikisht”, u shpreh Ramadani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat