United vetëm për fitore kundër Brighton, ja formacionet zyrtare

Futboll

United vetëm për fitore kundër Brighton, ja formacionet zyrtare

Më: 7 maj 2022 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Brightonit dhe gjigantit anglez Manchester United, e vlefshme kjo për xhiron e 36 të Premier Ligës angleze.

Të dy skuadrat në ndeshjen e tyre të fundit arkëtuan pikët e plota, ku United e mposhti me rezultat 3:0 Brentfordin, sikurse Brightoni që shënoi fitore 3:0 kundër Wolves.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 14 pikë në tabelë, ku “Djajtë e Kuq” zënë vendin e gjashtë me 58 pikë, krahas Brightonit që renditet në vendin e 10 me 44 pikë të arkëtuara.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, te Brightoni nuk do të paraqiten Moder, Mwepu dhe Sarmiento, kurse te United do të mungojnë Greenwood, Pogba, Rashford, Sancho, Shaw dhe Bailly.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Brighton (3-4-3): Sanchez; Cucurella, Dunk, Veltman; Trossard, Caicedo, Bissouma, March; MacAllister, Gross; Welbeck

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Telles, Lindelof, Varane, Dalot; Matic, McTominay; Mata, Fernandes, Elanga; Ronaldo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat