Berisha: Gabuam shumë

Futboll

Berisha: Gabuam shumë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 12:43
Berisha: Gabuam shumë

Portieri i kombëtares shqiptare, i cili luan për Torinon në Seria A, Etrit Berisha, ka thënë së fundmi se po të mos kishin bërë disa gabime të pafalshme gjatë sezonit do kishin siguruar mjaft lehtë garat e Europës.

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Berisha theksoi se mund të kishin luftuar për Europën, ndërsa sa i përket aspektit personal, shqiptari shtoi se në përgjithësi ishte një vit i mirë.

Portieri shtoi ndër të tjera se skuadra ka hedhur themelet për të qenë më konkurruese sezonin e ardhshëm.

“Mund të fajësojmë veten për shumë pikë të humbura, mund të kishim luftuar për Europën. Sezoni im? Më mirë që votat të jepen nga gazetarët, në përgjithësi mendoj se ishte një vit i mbarë. Këtë vit ne kemi hedhur themelet mbi të cilat do të ndërtojmë një ekip të madh për vitin e ardhshëm.”-deklaroi ai.

Dy javë përpara mbylljes së sezonit në Seria A, Torino renditet në vend të 10-të me 47 pikë, 12 më pak se Atalanta e vendit të shtatë, që është është edhe pozicioni i fundit në renditjen e elitës së futbollit italian që garon në kupat e Europës, më specifikisht, ku vend në renditje përkon me pjesëmarrjen në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat