Ancelotti e ka të qartë se çfarë do të bëjë deri në finale

Futboll

Ancelotti e ka të qartë se çfarë do të bëjë deri në finale

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:30
Ancelotti e ka të qartë se çfarë do të bëjë deri në finale

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, e ka të qartë se çfarë do të bëjë deri në finalen e Ligës së Kampioneve më 28 maj kundër Liverpulit.

Pavarësisht humbjes ndaj Atletikos në derbin e Madridit, italiani ka qenë mjaft i lumtur, duke marrë parasysh faktin se nuk ka pasur asnjë dëmtim mes lojtarëve të tij. E kur mbeten tri ndeshje nga fundi i sezonit në La Liga, Ançeloti ka planifikuar deri në imtësi çdo përballje.

Ai pritet të bëjë rrotacion të gjerë për dy takimet e radhës në La Liga kundër Levantes të enjten dhe Kadizit të dielën.

Ai nuk dëshiron që lojtarët të humbasin ritmin e garës duke menduar për finalen e Champions-it, ndaj në takimin e fundit ndaj Betisit ai do të luajë me formacionin titullar, duke e parë këtë sfidë si provën gjenerale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat