Ramadani I Shkëndijës merr ftesë nga Kanatllarovski

Futboll

Ramadani I Shkëndijës merr ftesë nga Kanatllarovski

Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:39
Ramadani I Shkëndijës merr ftesë nga Kanatllarovski

Florent Ramadani, një ndër mesfushorët më të talentuar në futbollin vendor, që aktualisht mbron ngjyrat e Shkëndijës, ka marrë ftesë nga ana e seleksionuesit Dragan Kanatllarovski për ndeshjet eliminatore të qershorit, njofton “infOSport.mk”.

Ramadani deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje me shpresat e vendit, edhe atë kundër Armenisë dhe Ukrainës, ndërsa i njëjti pret rastin që sërish të luaj ndaj kundërshtarëve të njëjtë.

Maqedonia U21 fillimisht me 2 qershor në Shkup do të mirëpret Armeninë, që më pas me datë 7 qershor të luaj në transfertë me Ukrainën, me shumë gjasa në Turqi.

Kujtojmë Maqedonia U21 pas 8 xhirove të para në kuadër të grupit “H” eliminatorë për Europianin e vitit 2023, renditet në pozitën e 5-të me 6 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat