Boateng u kthehet “sherreve”

Futboll

Boateng u kthehet “sherreve”

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:13
Boateng u kthehet “sherreve”

Hertha Berlin duhet ta sigurojë qëndrimin në Bundesliga me një ndeshje shtesë kundër Hamburger SV.

Situata nuk ka qenë shumë e qetë në skuadër, pasi një nga lojtarët me më shumë eksperiencë është përplasur me trajnerin Felix Magath sipas Bild.

Bëhet fjalë për mesfushorin Kevin-Prince Boateng, i cili është acaruar me fjalët e trajnerit gjerman.

Në dhomat e zhveshjes Magath u ka thënë futbollistëve të tij se “do të bien nga Bundesliga nëse nuk tregojnë më shumë pasion”.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Boateng, i cili ka reaguar keq dhe ka pasuir një debat me trajnerin Magath.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat