Fadil Muriqi befason, Ajet Shosholli ia kthen...  

Futboll

Fadil Muriqi befason, Ajet Shosholli ia kthen...  

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2022 Në ora: 13:46
Fadil Muriqi befason, Ajet Shosholli ia kthen...  

Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Muriqi, tash e një kohë jeton e vepron në Australi. 

Muriqi sot ka befasuar me një postim të shkurtër, duke shkruar: “Stërvitja e parë me veteranët e Juventusit pas një kohe të gjatë”.

Muriqi apo Maradona i Kosovës, ka qenë pjesë e Prishtinës së gjeneratës së artë dhe si sot mbahet mend goli i tij në vitin 1986 (me 13 prill të vitit 1986), kur nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra e mposhti portierin e Partizanit të Beogradit, Fahrudin Omeroviq, ndërsa Prishtina fitoi ballafaqimin me 1:0 para 40 mijë shikuesve. 

Po ashtu edhe het-trik-u i tij (me 30 mars 1986), kur e mundën me 3:2 Velezhit e Mostarit, duke e lënë të shtangur portierin Petranoviq.  

Nga ana tjetër, trajneri i trajnerëve, Ajet Shosholli,  ndryshe kryetrajner i Prishtinës në Ligën e Parë ish jugosllave, nga java e tretë e nëntorit të vitit 1984 e deri në pranverën e vitit 1985, ka komentuar në postimin e Muriqit: “Me cilësinë që e ke pas, ke mund të stërvitesh me Juventusin edhe në kohërat kur ke qenë pjesë e Prishtinës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat