Largimi i Bardhit, i pashmangshëm

Futboll

Largimi i Bardhit, i pashmangshëm

Nga: K. G. Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:30
Largimi i Bardhit, i pashmangshëm

Levante ka rënë nga La Liga dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në rangun e dytë të futbollit spanjoll. 

Klubi nga Valencia këtë verë do të shesë disa nga lojtarët e ekipit të parë për të mos pasur probleme financiare.

Prioritet i menaxhmentit është që deri më 30 qershor të shesë futbollistin shqiptar Enis Bardhi dhe të mbledhë të paktën 10.5 milionë euro për të mbuluar deficitin.

Bardhi ka kontratë deri në vitin 2024, por duke qenë se klubi ka rënë nga kategoria, shitja e tij është e pashmangshme.

Lojtari ishte në shitje në janar, ai ishte në shënjestër të disa klubeve, disa prej tyre në Serie A italiane, por nuk kishte asgjë konkrete.

Tani situata është ndryshe, Levante duhet ta shesë dhe nuk mund të kërkojë shumë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat