Lojtari i Tiranës tregon detajet e kontratës

Futboll

Lojtari i Tiranës tregon detajet e kontratës

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:14
Lojtari i Tiranës tregon detajet e kontratës

Kontrata e Filip Najdovskit përfundonte në këtë verë dhe kishte shumë dyshime nëse lojtari do të vazhdonte të ishte pjesë e Tiranës

. Por gjuha e përbashkët është gjetur me bardheblutë për firmosur kontratën e re dy vjeçare. Në një prononcim për “Infosport”, Najdovski është shprehur se klubi ka lëshuar pe në momentin e fundit, duke i plotësuar kërkesat.

“Edhe pse ishim larg marrëveshjes së re, në momentin e fundit ata lëshuan pe, duke më plotësuar kërkesat, pas të cilave firmosa kontratë dy vjeçare.

Të shpresojmë në një verë më të gjatë. Kemi një skuadër të shkëlqyeshme, prandaj shohim shansin tonë në Ligën e Konferencës. Me pak fat, pse jo mos ti arrijmë grupet”, tha Najdovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat