Caktohen gjyqtarët për ndeshjet Sassuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria

Futboll

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet Sassuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Do të jetë Daniele Doveri gjyqtari që do të drejtojë ndeshjen Sassuolo-Milan, një sfidë kjo që mund t'i japë kuqezinjve titullin kampion.

Ndeshja tjetër e planifikuar për të dielën në orën 18:00, ajo ndërmjet Interit dhe Sampdorias, iu besua Marco Di Bellos. 

Këto dy skuadra janë në luftë direkte për titullin kampion, me skuadrën e Piolit që ka avantazhin e dy pikëve dhe po ashtu do të shpalleshin kampion edhe nëse përfundojnë sezonin me pikë të barabarta me zikaltërit.

Të dy ndeshjet do të startojnë nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat