Barcelona- Napoli, pritet një “aks” i nxehtë

Futboll

Barcelona- Napoli, pritet një “aks” i nxehtë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:04
Barcelona- Napoli, pritet një “aks” i nxehtë

Me presionin e Barcelonës për Koulibaly dhe largimin e mundshëm të Fabian Ruiz, Aurelio De Laurentis mendon për një zgjidhje të mundshme për mesfushën.

Sezoni i ri është në sfond dhe Napoli kërkon përforcime, për të ruajtur linjën e këtij edicioni, me skuadrën që ishte në garë deri në fund për titullin kampion. Ideja për mesfushën ka një emër dhe bëhet fjalë për Miralem Pjanic.

32 vjeçari është i huazuar te Besiktas nga Barcelona dhe në një formë klubet mund të bëjnë një shkëmbim interesant në merkato. Lojtari boshnjak do të rikthehet në Katalonjë në verë, por ai nuk dëshiron të qëndrojë, pavarësisht se tani në stol është Xavi dhe jo Koeman.

Trajneri aktual i italianëve, Spalletti e vlerëson shumë dhe mund të ketë përvojën dhe karakteristikat e duhura, pavarësisht moshës jo shumë të re, për të marrë mbi supe mesfushën e Napolit.

Gjithsesi, janë vetëm orët e para të këtij “operacioni” dhe pritet me shumë interes, pasi aksi Napoli-Barcelonë pritet të jetë i nxehtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat