Benzema: Jam krenar që jam stërvitur nga Mourinho, Zidane dhe Ancelotti

Futboll

Benzema: Jam krenar që jam stërvitur nga Mourinho, Zidane dhe Ancelotti

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:09
Benzema: Jam krenar që jam stërvitur nga Mourinho, Zidane dhe Ancelotti

Benzema padyshim që ka hyrë në historinë e klubit spanjoll të Real Madrid.

Sulmuesi francez, që pas largimit të CR7, është liruar nga “zinxhirët” dhe ka qënë protagonisti kryesor për “Los Blancos”. Në një intervistë për “Sportweek”, Benzema është shprehur kështu rreth trajnerve e tij.

“Kam patur fatin të stërvitem nga trajnerë të jashtëzakonshëm. Mourinho në fillim më rriti, më mësoi se si të shënoja përpara portës, më ofroi besimin e tij. I jam shumë mirënjohës Joses.

Më pas Ancelotti dhe Zidane, dy legjenda të vërteta të botës së futbollit. Janë një klasë e lartë, i falënderoj shumë që të tre për atë çfarë jam sot”, është shprehur bomberi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat