Rashica: Paçi fat, Vushtrria

Futboll

Rashica: Paçi fat, Vushtrria

Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:01
Rashica: Paçi fat, Vushtrria

Sot (e shtunë) zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. 

Dy skuadra të njohura përballen mes vete drejt synimit për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Liria e cila përfundoi sezonin në pozitën e dytë të Grupit A, do të përballet me Vushtrrinë, e cila gjithashtu u pozicionua në vendin e dytë të Grupit B.

Sulmuesi që vjen nga qyteti i Vushtrrisë, Milot Rashica, i ka uruar fat ish skuadrës së tij.

Rashica shkruan: “Paçi fat, Vushtrria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat