Adnan Januzaj nuk do të luajë më në Sociedad

Futboll

Adnan Januzaj nuk do të luajë më në Sociedad

Më: 23 maj 2022 Në ora: 12:39
Adnan Januzaj nuk do të luajë më në Sociedad

Futbollistit i Kosovës do t’i skadojë kontrata me klubin spanjoll më 30 qershor dhe ai nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit nga La Liga.

Ishte vetë Sociedadi që e konfirmoi ndarjen me përfaqësuesin belg.

Negociatat në mes të palëve janë zhvilluar qe një kohë, por nuk kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re..

Në sezonin që përfundoi në fundjavë, futbollisti ofanziv i ka realizuar 5 gola, prej tyre dy nga penalltia, ndërsa i ka zhvilluar 27 ndeshje si titullar dhe i ka zhvilluar 2.367 minuta.

Sociedadi e ka falënderuar Januzajn për angazhimin, dedikimin dhe sakrificën e bërë gjatë periudhës sa ka luajtur në këtë klub, ndërsa i uron suksese në të ardhmen personale dhe profesionale.

Januzaj ka oferta nga Italia dhe nuk përjashtohet mundësia që në sezonin e ardhshëm ta shohim duke luajtur në Serie A.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat