Paralajmëroi hakmarrje, mesfushori i Realit i kundërpërgjigjet Salah-s

Futboll

Paralajmëroi hakmarrje, mesfushori i Realit i kundërpërgjigjet Salah-s

Më: 23 maj 2022 Në ora: 20:32
Mohamed Salah

Mesfushori i Real Madrid, Fede Valverde beson se Mohamed Salah disrespektoi ‘Los Blancos’.

Uruguaiani ka komentuar fjalët e Mo Salah, ku egjiptiani kërkonte Realin në finale, për të nxjerr hak.

Këto fjalë, sipas Valverde, tregojnë një lloj të disrespektit të Salah për skuadrën kampione të Spanjës.

“Ato janë fjalë që secili mund t’i kuptojë si të dojë. Jam kundërshtari i tij dhe duken sikur fjalë që disrespektojnë stemën e Real Madrid, lojtarët”, ka thënë Valverde.

“Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të japim më të mirën, të tregojmë pse jemi në finale, dhe të shpresojmë që mund të marrim edhe një trofe për tifozët e Realit”, shtoi ai.

23 vjeçari ka qenë pjesë e rëndësishme e Real Madrid këtë edicion. Ka mundësi që ai të jetë në formacion startues edhe në finalen e Champions League

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat