Italia publikon listën e lojtarëve për finalen ndaj Argjentinës

Futboll

Italia publikon listën e lojtarëve për finalen ndaj Argjentinës

Më: 24 maj 2022 Në ora: 01:00
Roberto Mancini

Roberto Mancini ka emëruar skuadrën e Italisë për ndeshjen e qershorit kundër Argjentinës dhe katër ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë, Hungarisë dhe Anglisë.

Azzurri do të mblidhet në kampin stërvitor të Coverciano nga e premtja më 27 maj për t’u përgatitur për ato përballje.

Ata do të luajnë pesë ndeshje në harkun e vetëm 15 ditëve, duke filluar me Finalissima në stadiumin Wembley të Londrës më 1 qershor.

Kjo është një përplasje mes fituesve të EURO 2020, Italisë dhe atyre të Copa America, Argjentinës, organizuar nga UEFA dhe CONMEBOL.

Nis edhe edicioni 2022-23 i Ligës së Kombeve dhe Italia shpreson të arrijë sërish në final 4, pasi ka siguruar medaljen e bronztë në sezonin 2020-2021.

Ata fillojnë duke pritur Gjermaninë në Stadio Dall’Ara në Bolonja të shtunën më 4 qershor, më pas përballen me Hungarinë në Stadio Dino Manuzzi në Cesena të martën më 7 qershor.

Do të ketë një udhëtim në Angli në stadiumin Molineux në Wolverhampton të shtunën më 11 qershor, më pas në Monchengladbach kundër Gjermanisë të martën më 14 qershor. 

Portier: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Genoa)

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Davide Calabria (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri Dos Santos (Olympique Lyonnais), Alessandro Florenzi (Milan), Manuel Lazzari (Lazio), Luiz Felipe (Lazio), Gianluca Mancini (Roma), Leonardo Spinazzola (Roma)

Mesfushor: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Sassuolo), Jorginho Frello Jorge Luiz (Chelsea), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain)

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Gianluca Caprari (Verona), Lorenzo Insigne (Napoli), Moise Kean (Juventus), Andrea Pinamonti (Empoli), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo), Gianluca Scamacca (Sassuolo), Mattia Zaccagni (Lazio), Nicolò Zaniolo (Roma).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat